Qysh krijohet shiu? Përgjigje interesante nga qytetarët
Ditë e zymtë, pushim institucional i lidhur, reshje shiu e unë që vendosa t'i pyesja qytetarët "qysh krijohet shiu?"
E fillova prej "Pjetonit", ku gjendet zyra e Nacionales... ups, ndoshta nuk është dashur ta zbuloj lokacionin e saktë, se mos i jam shndërruar ndokujt në problem për zgjidhje.
Qytetarin e parë që e pyeta e kishte njëfarë ideje, "prej avullit tha" diçka e ashtu pra... edhe unë po pajtohesha me të, ndodh diçka me do avull prej poshti që shkon lart e pastaj atje, nifar procesi... "kimi e lart" qysh e quajti një prononcues.
Një grua tjetër tha "prej reve", e unë e shtova si pyetje "e çka ndodhë atje naltë që bohet shi...", përgjigja e saj ishte për t'u respektuar: "Nuk e di," tha.
Një tjetër burrë me të birin i ndala pak metra më tutje. "Qe e din djali," tha babai në tentativë dëshpëruese për t'u nxjerr disi, por djali ia ktheu topin duke shtuar "jo s'e di unë".
Një koment tjetër që pasoi nga një qytetar ishte: "Nuk jam ekspert i asaj fushe."
Edhe nuk kishte faj, dorën në zemër. Njerëzit në kriza ekzistenciale të halleve të përditshme, e halli im më i madh ishte "qysh krijohet shiu?"
Shikoni përgjigjet e plota dhe disa monologje personale më poshtë.