Pse kjo rrugë në Krushë të Madhe mbeti ende kështu?
Më 26 maj 2025, Burim Pacolli ishte në Krushë të Madhe prej ku solli pamje të tmerrshme të një rruge atje.
Albnor Mullaabazhi, drejtor i Urbanizmit në komunën e Rahovecit, kishte deklaruar se do të fillonin intervenimet në terren.
“Diku kah shtatori besoj që do të përfundojë”, deklaronte ai.
Më 29 shtator, Pacolli u rikthye te kjo rrugë në Krushë të Madhe, ku siç mund të shihet në video, ende ka mbetur e paasfaltuar.
Megjithatë, aty shihet se është shtruar rruga me zhavor dhe është zgjeruar.
Kjo është rrugë nëpër të cilën kalojnë shumë banorë sepse ka shumë shtëpi përreth saj.
Shikoni kronikën e plotë të gazetarit Burim Pacolli nga Krusha e Madhe.