Pse Inspektorati i ministrisë së Hajrullah Çekut nuk po ia ndal punën 'EX FISIT' njëjtë si Përparim Ramës punimet në shesh?
Dje në gazetën Nacionale kemi publikuar hulumtim ku tregon qarte se qysh njëra nga pikat e karburantit të naftës, të kompanisë Ex Fiss ndodhet bash te stacioni i trenit në Pejë, në një zonë që është aset i trashëgimisë kulturore, për cka edhe prokuroria ka ngritur aktakuzë për këtë. Veç tjerash në aktakuzë kërkohet rrënimi i objektit. Por kjo gjë nuk po i bën përshtypje Ispektoratit të trashëgimisë kulturore të ministrisë së Hajrullah Çekut.
Për këtë rast, ata nuk kanë dalur fare në teren. Eh arsyeja se pse sot kam dal ketu ne sheshin Xhorxh Bush, është sepse rasti i pikës së karburantit të naftës së Ex Fissit në Pejë është i njëjt me punimet në sheshin Xhorxh Bush. Që janë ndalur. Punimet për sheshin “Xhorxh Bush” që nisën në mars 2025 janë ndëprerë disa here radhazi nga inspektorati i trashëgimisë kulturore të ministrisë së Hajrullah Çekut me arsyetimin se nuk janë marrë pëlqimet e nevojshme për punime në një zonë ku ka monumente të trashëgimisë kulturore.
Meqenëse në këtë vend janë ndalur punimet nga ky inspektorat me këtë arsyetim, pse i njejti inspektorat nuk po ia ndalon punën kompanisë exfiss në pejë që i njëjti po vepron brenda ni zone të trashëgimisë kulturore për cka edhe prokuroria ka ngritur aktakuzë.
Si është e mundur që po e lejon të funksionoj jashtëligjshëm?
Pse po veprohet me standard te dyfishta?
E gjykata themelore në pejë i ka kthyer imelln nacionalës duke thënë se nuk mund të japë informacione apo të shprehë ndonjë qëndrim lidhur me çështjet që janë ende në shqyrtim Gazeta Nacionale per cdo te re te fundit lidhur me kete rast do te ju mbaj te informuar.