Policit ia ndërrojnë vendin e punës pasi e gjobiti në trafik prokurorin Agron Uka: IPK fillon hetimet
Një dënim i shqiptuar në trafik i kushtoi me ndërrim të vendit të punës, policit Jeton Daku. Ai e ndaloi në komunikacion një prokuror, e më pas eproi s’e la të dalë e të punoj në qytet. Si ndodhi rasti?
Jeton Daku, polic nga qyteti i Gjilanit, e ndaloi në trafik Prokurorin e Prokurorisë Themelorë në Gjilan Agron Uka.
Polici që po e zbatonte ligjin, siç ka mësuar Nacionale ka hasur në rezistencë. Në fillim Prokurori ka refuzuar t’ia dorëzoj dokumentat policit. Rezistenca e presioni jo nga një qytetar i thjesht që s’e kupton ligjin por hiç më pak se nga një prokurori i shtetit, pra Prokurori “i fortë” i Gjilanit Agron Uka, ka vazhduar edhe pas gjobitjes për shkeljen në trafik: “Kush je ti”, “A e din kush jam unë”, “Do të përgjigjesh”- mësohet t’i jetë drejtuar Prokurori policit.
Polici që kreu detyrën e tij, kur u kthye në Stacionin Policor në Gjilan, nuk mori lëvdata për punën e tij. Përkundrazi, siç mëson Nacionale, polici po atë ditë u qortua nga eprori e hiç më larg se tri ditë pas ngjarjes, atij iu kumtua urdhëri që të mos punoj në qytet. Ai u dërgua në Stacionin Policor në Zhegër.
Madje atij nuk iu lëshua fare vendim. As arysetim.
Prokurori Agron Uka nuk është përgjigjur për Nacionalen, duke thënë se është i zënë.
Nacionale ka komunikuar me Prokurorinë e Gjilanit në lidhje me këtë rast. “Me rastin po merret Inspektoriati Policor i Kosovës” – ishte përgjigja.
Sipas Inspektoriatit rasti është në fazën e hetimeve preliminare, pra fillestare.
Nacionale do të ju mbaj të informuar në lidhje me këtë rast.