Podujeva larg, Kurti ia lë Prishtinës ‘çështjen e bllokadës’
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ishte në Podujevë për të vendosur gurthemelin e banesave me çmim të përballueshëm për çiftet e reja – një premtim i moçëm i tij.
Ai u pyet nga gazetarët rreth bllokadës në Kuvend, për çka tha se ‘kjo është çështje e Prishtinës’.
“Për ato çështje të tjera të bllokimeve janë në Prishtinë e për ndërtim jemi në Podujevvë”, tha Kurti.