"Po na rrezikon jetën, nuk po kam ku me jetu" - E bleu tokën bashkë me shtëpi, shteti nuk po e lejon ta rrënojë që ta ndërtojë të rejën - NACIONALE

"Po na rrezikon jetën, nuk po kam ku me jetu" - E bleu tokën bashkë me shtëpi, shteti nuk po e lejon ta rrënojë që ta ndërtojë të rejën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Xhevdet Gashi në vitin 2005 e kishte blerë shtëpinë bashkë me tokë në Prizren në vlerë mbi 200 mijë euro. Deri në vitin 2018, Gashi nuk e kishte asnjë problem të vetëm me pronën që e kishte, deri në momentin kur vendosi që ta rrënoi shtëpinë e vjetër dhe ta ndërtonte të rejën.

Ketu nisi i githë problemi.

Shtëpinë që ai e bleu, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore ka vendosur që ta fusë në listën e shtëpive më të vjetra trdicionale në Prizren. Tashmë QRTK, ka filluar restaurimin e kësaj shtëpi, ku kanë kërkuar nga familja Gashi të respektojnë vendimin dhe se janë të lirë të banojnë në atë shtëpi pas restaurimit.

Sipas kryefamiljarit Xhevdet, ai bashkë me familje po ndihen te rrezikur të jetojnë në atë shtëpi. Ai po kërkon nga QRTK-ja ose një kompensim ose të rrënohet ajo shtëpi.

Për më shumë ndiqeni storien më poshtë:

Lajme të ngjashme