Pas Venezuelës dhe Iranit, Trump i turret edhe BE-së. A është ky fundi i NATO’s? - NACIONALE

Pas Venezuelës dhe Iranit, Trump i turret edhe BE-së. A është ky fundi i NATO’s?

4 muaj më parë

nga Berat Buzhala

Duke e marrë parasysh që vendi juaj nuk ma ka dhënë Çmimin Nobel për Paqe, edhe pse unë i kam ndalur më shumë se tetë luftëra, unë nuk ndiej më ndonjë obligim që të punoj vetëm për paqe, por do të filloj të mendoj se çka është mirë për Amerikën.

Qiky është pak a shumë një mesazh që Donald Trump ia ka dërgu dje kryeministrit të Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, ku, po ashtu, i thotë atij se nuk ka asnjë dokument të shkruar që Grenlanda i takon Danimarkës.

Sipas Trumpit, bota nuk është e sigurt përderisa Amerika nuk e merr kontrollin e plotë dhe total të Grenlandës.

Faleminderit.

Fillimisht, kryeministri i Norvegjisë ia ka nisë Trumpit një mesazh, ku i kërkon atij që me e shqyrtu edhe një herë situatën rreth ishullit që po e ndan Amerikën e Evropën. Kurse Trumpi jo që nuk e ka shqyrtu, por e ka rritë edhe pak.

Kanë kaluar veç një vit prej kur Trumpi është rikthy në Shtëpinë e Bardhë, kurse dinamika e ngjarjeve ka qenë aq e shpejtë sa është bo e pamundun me e përcjellë.

Para disa ditëve ndodhi Venezuela: e morën Maduron, dul në gjyq. U harru tema.

Ndodhën protestat në Iran, u dok që Amerika e Irani dojnë me i shti brinat, por të dyja palët u zbutën kapak. Irani nuk i pushkatoi protestuesit, Amerika i uli avionët.

U harru edhe kjo temë.

Në ndërkohë po vazhdon lufta në Ukrainë, si dhe po vazhdojnë përpjekjet për paqe në Lindje të Mesme. Është bo njëfarë Bordi i Paqes.

Kurrkush nuk është në gjendje me saktësi me thanë: a po e aktron Trumpi budallën, në mënyrë që kundërshtarët me thanë “lëshoja rrugën”, a nime është budallë.

Këtu ka dallim të madh. Nëse e aktron budallën, atëherë je tu e projektu paqartësi te kundërshtarët, e cila nganjëherë, në politika të mëdha, është e rëndësishme.

Kurse nëse je budallë, je tu projektu pasiguri te miqtë, e cila është tejet dekurajuese për me qenë aleat me ty.

Për shembull, për shkak të zhvillimeve të fundit me tarifa, Kanada ka fillu me hjekë dorë prej një raporti special me Amerikën. Kryeministri i Kanadas shkoi në Kinë, me e pa mundësinë e një bashkëpunimi më të thellë.

Krerët e Bashkimit Evropian që dy net janë pa gjumë. Nuk po e dinë qysh me u sillë me zhvillimet e fundit në Grenlandë. Trumpi ka thanë që ka me i ngarku me tarifa mallrat e 10 vendeve të Bashkimit Evropian, që para disa ditëve i kanë çu nja 30 ushtarë në Grenlandë.

Janë shtu zërat në Evropë që, nëse Amerika i qet tarifa mallrave të Evropës, edhe Bashkimi Evropian me i qitë tarifa mallrave të Amerikës.

Mirëpo, edhe ma tutje, kurrkush prej krerëve të Evropës nuk po ka guxim me e thanë tamam, me zë të plotë, këtë sen.

Në Evropë, edhe ma tutje, po shpresojnë që situata qetësohet, që Trumpi nuk e mban fjalën për tarifa, që Trumpi tërhiqet prej kërcënimit se Grenlandën ka me e marrë “me hatër ose me zor”.

Në Evropë po shpresojnë që ka me u kthy kundër Trumpit edhe partia e vet. Janë disa senatorë dhe përfaqësues të Dhomës së Përfaqësuesve, të Partisë Republikane, që po i thonë Trumpit: ndalu pak.

Qe katër ditë në faqen e editorialeve të New York Times kanë pasë shkrime që i kanë shkru figura të rëndësishme të politikës evropiane, duke i bo thirrje Amerikës me u zbutë.

As që bohet fjalë që, nëse don Amerika me e marrë me zor, Evropa nuk ka çka me bo. Mirëpo, gjithashtu, as që bohet fjalë që, nëse hyn Amerika me zor, NATO merr fund.

Nëse shteti ma i fuqishëm i NATO-s e pushton një pjesë tjetër të territorit të NATO-s, atëherë pushon së ekzistuari edhe arsyeja e ekzistencës së trupës së NATO-s.

Nëse për kaq pak kohë Trumpi e ka ridefinu, le të themi, sigurinë botërore, atëherë edhe miqtë edhe armiqtë e tij po pyesin: çka ka me bo ky edhe tri vjet, sa i kanë mbetë atij?

Në sondazhe Trumpi nuk është mirë, ama në mandatin e dytë presidentët e Amerikës nuk merziten për sondazhe. Ma shumë merziten se çka po lënë mas vetes.

Trumpin, kur e kanë pyet në një intervistë në New York Times, para disa ditëve, se çka është diçka që atë e ndal, mos me bo diçka, ai ka thënë: “Morali jem”.

Kjo veç i ka tmerru njerëzit anembanë.

Një politikan duhet me pasë pengesa ma serioze se sa moralin e vet, para se me marrë vendime.

Pengesa e radhës që mundet me i dalë Trumpit janë zgjedhjet që mbahen në nëntor të vitit të ardhshëm, ku në Amerikë votohet për 1/3 e Kongresit.

Krejt po shpresojnë që Partia Republikane i humb ato zgjedhje, rikthehet Partia Demokratike dhe ia qet Trumpit do pengesa, posaçërisht në politikë të jashtme, siç janë ndërhyrjet dhe tarifat.

Pastaj, nëse kjo nuk ndodh, duhet me i pritë zgjedhjet e përgjithshme, që janë mas tri vjetëve.

Shtetet e vogla e të pafuqishme, sikur ky i joni, duhet me u mundu me bo gjithçka që mos me ra në sy, mundësisht as për mirë e as për keq, qysh thonë, me kalu nën radar.

Këto nuk janë sporte të lehta.

Lajme të ngjashme