Osmani ia gjuan opozitës barrën e pagave të RTK-së - NACIONALE

Osmani ia gjuan opozitës barrën e pagave të RTK-së

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja Vjosa Osmani ia ka hedhur barrën opozitës për çështjen e pagave në RTK.

Si Presidente e vendit, tashmë e dini edhe ju në RTK se e kam ngritur këtë çështje me liderët politik si në takime të përbashkëta po ashtu edhe të ndara.

Kam shprehur gatishmërinë e plotë që në rast se partitë opozitare nuk dëshirojnë ta pranojnë një nismë legjislative nga ana e qeverisë, këtë mund ta bëj unë mirëpo duhet të shprehet gatishmëri nga ana e partive që të votohet dicka e tillë në Kuvend”, ka thënë Presidentja Osmani.

Ajo thotë se është e gatshme qysh nesër që ta procedojë këtë çështje nëse ‘ka vullnet nga partitë e përfaqësuara në Kuvend’.

Deri tani nuk kam përgjigje se ka gatishmëri nga partitë që kanë përfaqësim në Kuvend që të votojnë.

Unë mendoj që është e domosdoshme dhe është e lehtë për një veprim të tillë.

Pra gatishmërinë e kam për një gjë të tillë, qysh nesër. Ka mundësi që të zgjidhet kjo çështje por deri tani nuk kam përgjigje”, tha Osmani.

Ajo tha se përveç pagave të rritjes, në rend po ‘pret’ edhe Plani i Rritjes që ëshë mbi 800 milionë euro.

Përvec pagave në RTK, deri tani e kam ngritur edhe çështjen e Planit të Rritjes që është mbi 800 milionë euro.

Tani në fund të dhjetorit janë 100 milionë euro por janë edhe mbi 200 milionë të tjera në fillim të vitit që mund të humbin nëse nuk ratifikohen.

Pra po flasim për mbi 1 miliardë euro që është diku një e katërta e buxhetit të Kosovës”, ka thënë Osmani.

Lajme të ngjashme