“Nuk më ndalen lotët për ta, i shoh në ëndërr çdo natë”-Qe 2 vite rresht, Mirjeta shkon në QPS me shpresë se do ti sheh fëmijët e saj
Mirjeta shkon tash e dy vite rresht për të takuar tre fëmijët e saj në Qendrën për Punë Sociale, por që asnjëherë nuk i ka takuar.
Në një rrëfim për Gazetën Nacionale, Mirjeta ka treguar se ish-bashëshorti i saj nuk i sjellë asnjëherë fëmijët për t’i takuar.
E njëjta ka treguar se Gjykata në bazë të ligjeve ia ka caktuar që të premten t’i takoj fëmijët në QPS.
Mirjeta ka deklaruar se asnjëherë nuk do të heq dorë deri sa t’i takoj fëmijët e saj, duke ftuar edhe Ministrinë e Drejtësisë që të merret me këtë çështje.
Për më shumë ndiqeni videon më poshtë.