“Nuk është ndalesë…”- Përmbysja që Vjosa Osmani ia bëri fjalës së Albin Kurtit për letrën e Thaçit për ushtrinë në veri e meriton vëmendjen tua
Qysh t'ia bëjmë tash (kur foli Vjosa Osmani) me interpretimet e Kurtit dhe vartësve të tij në VV për letrën e famshme të ish-kryeministrit Hashim Thaçi drejtuar ish-kreut të NATO-s për çështjen e FSK-së në veri të vendit?
Qartazi, nga VV e denonconin si ndalesë dhe madje e përmendnin specifikisht rastin e Banjskës e të veriut. Presidentja ka thënë së fundi në deklarata të habitshme dhe të pasinkronizuara me pjesën tjetër të pushtetit se letra nuk përbënte ndalesë e se për FSK-në nuk kishte nevojë në veri në rastin e Banjskës.
Leonita ballafaqon këto dy interpretime krejt të ndryshme me njëra tjetrën. Vjosa Osmani në një anë, Albin Kurti (dhe Armend Muja sa për kusur) në tjetrën.