Nuk do ta besoja që edhe për Dimal Bashën më vjen gjynah - më detyroi Vjosa Osmani
Ky ishte shikimi (si në videon më poshtë) i Vjosa Osmanit kur në sallë nuk hyri as Hashim Thaçi, as Kadri Veseli, as Memli e Lumiri, po f*cking Dimal Basha.
Këtë fytyrë e bën njeriu vetëm kur e sheh dikë që ti ke qejf me vdekë, ama ai vazhdon të jetë shëndosh si molla.
Ose, e sheh dikë që ta ka vra babën, e ai po shëtitet i lirë. Ose, kur vjen ndonjë mysafir me fëmijë shumë të lazdruar, të hyn në shtëpi. I sheh fëmijët që fillojnë të gjujnë sende nëpër sallon. Ke qejf me i gjuajtë prej katit të pestë, e ai (fëmija) t’ia futë televizorit.
Askush s’mund të lindë me këtë shikim kaq të poshtër. Ky shikim, kjo fytyrë krijohet pre karakterit. Është diku në damar në zemër, njeri i pakënaqur, i paplotësuar.
Me kalimin e kohës, këtyre njerëzve fillojnë t’u bëhen disa rrudha në buzë, se s’mund të qeshin kurrë me zemër.
Është një çehre, që e zgjedhë kryetare të klasës, Presidente, edhe prapë nuk është i kënaqur. Thonë pse ka vend të dytë, pse ka vend të tretë. Nuk duan të ketë vend deri në 100.
100 vende të thata, fillojani – thonë prej 100-shit.
Nuk e di cila është shprehja e duhur shqipe për këtë karakter, është diçka në mes të vetiakes, mllefit, frustrimit dhe marazit. Kurrkush nuk e ka këtë, Vjosa Osmani është kampione për këtë.
Doktoraturë do ta bëja për këtë, sikur t’më thoshte dikush puno, puno, elaboro këtë gjendje mendore.
Pse duhet ta urreshë Dimal Bashën?
Qysh mundet njeriu ta urrejë kështu Dimalin?
Nëse dikush do të thoshte se do t’më vije keq një ditë për Dimalin, s’do ta besoja.
Është njeriu i dytë më i rëndësishëm në vend, sipas Kushtetutës.