‘Një bishë politike’: A e dirigjojnë Thaçi dhe Veseli PDK-në prej Hage? - NACIONALE

‘Një bishë politike’: A e dirigjojnë Thaçi dhe Veseli PDK-në prej Hage?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

“PDK ka mbetë në një situatë të komplikume, nuk ka njeri që merret me politikë që nashta Hashim Thaci dhe Kadri Veseli ua caktojnë politikat prej atjehi”, thotë Berat Buzhala në intervistën e fundit me Lirim Mehmetajn.

Por Lirimi nuk pajtohet me këtë:

“Ky është faj ma i madh nuk është shfajësim. Mos e prano pozitën e kryetarit nëse s’mundesh me realize veten si kryetar.

Cka ok, cili është rezultati? Me e shu partinë kadal kadal a?

Edhe nëse e merr veprimtarinë e tyne politike, edhe me e krahasu idenë potenciale që ata po e organizojkan prej atje, s’ka sens.

Hashim Thaçi u kanë luftëtar politik, njëfarë bishe”, thotë ai.

“A din qysh më doket kjo, sikur do njerëz mas lufte që thojshin Thaci e të tjerët janë pozicionu në UCK, se e kanë ditë që kur clirohet Kosova marrin pozicione.

Mendoj që e para është paaftësi, e dyta është komoditet, me sa po e shoh nuk janë të gatshëm me u futë në beteja që rishqyrton gjithcka për ta.

Mundesh me e vërejtë që sulmi për ta nuk atakon ata personalisht. Ua sulmojnë liderët politik, trashigiminë politike, po jo ata personalisht”, thotë ai.

Lajme të ngjashme