Nis dhe përfundon seanca pa interesim, deputetët dhe qeveritarët ikin tinëz një nga një: Kafja, muhabeti, telefoni...
Ishte thirrur seancë, por s’pati interesim.
Deputetët e opozitës lëshuan sallën një nga një.
PDK-ja ishte e para që lëshoi sallën.
Kjo pasi dy deputetë të tyre mbajtën nga një fjalim.
Ganimete Musliu dhe Ariana Musliu – Shoshi ishin të fundit që dolën.
Ulëset e PDK-së i “pushtoi” Artan Abrashi i VV-së, por edhe ky shkurt.
Tjerët flisnin në telefon ose mes vete.
Adnan Rrustemi sillej me një kafe në dorë që e bleu në bufe.
As pjesa tjetër e opozitës nuk qëndronte më mirë.
Nga ldk-ja në sallë qëndronin veç dy veta.
Armend Zemaj dhe Vlora Dumoshi.
Pak më mirë qëndronin aak-ja me disa deputetë që hynin e dilnin.
Edhe ulëset e minoriteteve ishin bosh.
Kabineti qeveritar gjithashtu iku.
Arbërie Nagavci, Arben Vitia dhe Artane Rizvanolli u panë në seancë.
Të dy ikën tinëz.
Pati momente kur mbeti vetëm Hekuran Murati.
Dukej se të gjithëve t’ju shkonte përshtati, andaj seanca ditore u mbyll.