Ngjan sikur të kishte dalë nga termeti, 10 familje u janë shembur shtëpitë, pa banim qe 6 muaj
Banorëve të lagjës Bajri, iu shembën shtëpitë nga rrëshqitja e dheut. Rrëshqitja e dheut në lagjen Bajr të Mitrovicës në fillim të këtij viti, në muajin shkurt i i ka lënë pa shtëpi shumë banorë.
Kjo pasi rrëshqitja e tij ka shkaktuar të çara të mëdha në disa shtëpi të kësaj lagjeje, duke i shembur ato. Gjendja vazhdon të jetë ende e njëjta, pamjet janë shokuese. Asgjë nuk ka ndryshuar.
Sipas banorit Maliqi, komuna u ka thënë se janë të gatshëm t’u ndërtojnë shtëpitë përsëri, por që sipas tij ata janë të pasigurt të ndërtojnë aty.
Për më shumë ndiqeni storien: