Përplasje me lopata, akuza, vdekje të dyshimta e probleme me pronë: Rrëfimet kryesore të vitit 2023 me shumë njerëz në pritje të drejtësisë
Vitin 2023 që e lam pas, Nacionale ka punuar jashtëzakonisht shumë sa i përket problematikave të njerëzve.
Përveç që i kemi përcjellë sencat gjyqsore, ne kemi dëgjuar edhe rrëfimet e shumë personave të cilët kanë pasur përballje, dyshime, neglizhencë siç e quanin ata me sistemin e drejtësisë në Kosovë.
Në këtë storje, jemi munduar që të përzgjedhim top 6 rrëfimet e 2023-tës.
Nacionale e ka publikuar rrëfimin e Fatime Bresillës, për djalin e saj tashmë të ndjerë Hazirin, i cili fillimisht u zhduk e pas 3 javësh u gjet i vdekur. Për këtë ngjatje tragjike, zonja Fatime drejtonte gishtin kah familjarët e saj.
Behxhet Salihu nga fshati Milloshevë të Obiliqit, kishte telashe pronësore me vëllezërit e tij.. Bile Nacionale pati publikuar edhe videon ku shihej se si vëllau-vëllanë e shante me nënë si dhe e sulmonte me lëpatë.
Një tjetër rast është ai i vrasjes së Valentin Balajt. Nacionale pati sjellur rrëfimin e familjes së Balajt, dhe dyshimet e tyre për vrasjen.
Vdekja e mistershme e 20 vjeçares nga Plemetini, Elvira Ramliku, ishte tjetër rast i dyshimtë që Nacionale e raportoi gjatë vitit. Për vdekjen e saj familja e të ndjerës, më saktësisht babai i saj kishte shumë dyshime, ndërsa familja e ish-burrit jepte tjetër version
Vdekja e Jeton Temaj, deri sot është ende e mistershme, pasi autopsia thoshte se ka vdekur nga goditjet e mjetit të fortë në kokë... të dyshuarit të lirë. Nacionale kishte sjellur rrëfimin emocionues të nënës së Jetonit.
Dhe storja e gjashtë, por jo nga rëndësia të cilën e kemi përcjellur vazhdimisht, ka qenë ajo e Ismajl Veliut. Ky i fundit ka pasur probleme me familjen e deputetes Pacolli, për pronë e për rrugë nëpër pronë.
Nacionale nuk do të ndalet, adresoni problematikat e juaja sepse bashkë siç ju kemi gjetur rrugë shumicës së tyre, mund t’iu gjejmë edhe të tjerave.