Nëse dënohet, sa është maksimumi i viteve që e presin Hashim Thaçin?
[Video-editorial: Berat Buzhala]
Kthehemi te Hashim Thaçi dhe te ajo se çka po ndodhë në Hagë, që do të duhej me qenë me temë për Kuvendin e Kosovës.
Nese e lexon Ligjin për Themelimin e Dhomave të Specializume, atëherë mundesh me ardhë në përfundim që ai mundet me u dënu me dënim të përjetshëm.
Nëse e lexon dënimin e parë të Salih Mustafës, mundesh me ardhë në përfundim që ai mundet me u dënu deri në 35 vjet.
Nëse e lexon aktgjykimin për dënimin e dytë të Salih Mustafes, atëherë mundesh me ardhë në përfundim që ai mundet me u dënu deri në 25 vjet - maksimumi.
Qysh është e mundur, që edhe kur kanë kalu kaq shumë vite prej themelimit të këtij Tribunali, hala kurrkush nuk ka përgjigje në këto pyetje kaq vitale.
Cili është dënimi maksimal që mundet me iu dhënë krerëve të UÇK-së?
Cili është dënimi minimal?
Cili ligj përdoret kundër tyre për veprat për të cilat ata akuzohen?
Besoni ose jo, kur kanë kalu 4 vjet prej kur kanë fillu gjykimet, kurrkush nuk ka përgjigje precize në këto pyetje bazike.
Rasti ma ilustrativ është ajo çka po ndodhë me Salih Mustafën - Calin.
Një pasiguri juridike flagrante.
Për momentin, gjendja është aq kaotike, sa keto përgjigje nuk i di më kurrkush. As prokurori, as gjyqtarët e shkallës së parë dhe të Apelit, e qartazi as avokatët.
Pra, këta burra janë në paraburgim qe kater vjet, jane shpenzu qindra miliona euro, ama pjesëmarrësit atje, e as te pandehurit, nuk e dinë sendin më bazik të mundshëm. Për veprat qe ata akuzohen, cili është dënimi minimal dhe dënimi maksimal.
Qe pse po e them, se nuk e dinë: Ne dhjetor të vitit 2022 Salih Mustafa u dënua me 26 vjet burg. Pra, me 26.
Për Salih Mustafen, prokuroria kishte kerku dënim maksimal prej 35 viteve.
Dëgjoni me vëmendje. Pra, është kërku me u denu 35 vjet, e u dënua 26 vjet. Pastaj Apeli këtë dënim e ka zbutë për nja 4 vjet.
Avokatët e Calit, këtë dënim e kanë çu në Supreme, që gjithashtu është në Hagë. Supremja në Hagë ia ka kthy vendimin Apelit, duke i thënë se shkalla e dënimit nuk është në përputhje me ligjet që duhet me u perdorë në këtë rast.
Pra, n’këtë moment do të duhej që dikush prej Kuvendit me thënë: "a hajgare jeni tuj bë me neve a?".
Krejt këto pare paguhen për juve, krejt ky maltretim iu bëhet familjeve e atyne që jane atje, e ju hala nuk e dini sa është dënimi më i lartë që mundet me iu shqiptu të akuzuarve a?
Çka jeni ju, amatera a?
Nëse këtë send nuk e dini, çka me pritë prej juve?
Shkojmë edhe pak te Cali.
Pasi Gjykata Supreme i tha gjyqtarëve të tjerë atje se ndaj të akutuarve duhet me u perdorë ligji më i favorshem për ta, e që ligji më i favorshëm per ta, është Kodi Penal Jugosllav dhe Ligji Penal i Krahinës Autonome të Kosovës, që kanë qenë në fuqi në Kosovë në vitin 1998/99, në kohën kur janë kry ato krime të pretenduara për të cilat akuzohen krerët e UÇK-së.
Sipas ligjeve jugosllave të asaj kohe, dënimi maksimal që mundet me iu dhënë të akuzuarve për këto vepra është 15 vjet. Ka ekzistu edhe dënimi me vdekje, por ai është shfuqizu.
Sëkëndejmi, është dukur që kjo çështje po sqarohet, pra që kurrkush prej të akuzuarve nuk mundet me u dënu më shumë se 15 vjet, e as Cali.
Meqë lënda dhe terminologjia janë të komplikuara, po mundohem ta thjeshtoj sa më shumë.
Pra, Cali njëherë u dënua 26 vjet, e fillimisht është kerku me u dënu 35, mandej Apeli ia ka zbritë nja 4 vjet, mandej Supremja ka marrë vendim edhe ka thënë qe renxhi i denimeve, maksimumi dhe minimumi i dënimeve, janë kundërligjor. Mirëpo as Gjykata Supreme nuk ka qenë sa duhet e qartë, ndonëse e ka cekë specifikisht se ndaj te akuzuarve duhen me u perdorë ligjet që janë ma të mirat për ta.
Prandaj, tash në vendimin e dytë, Gjykata e dënoi Calin me 15 vjet, mirëpo tha se dënimi maksimal i mundshëm është 25 vjet.
Pra herën e parë kanë thënë se denimi maksimal është 35 vjet, e mandej e kanë dënu 26. Tash kanë thënë se dënimi maksimal është 25 vjet, kurse e kanë dënu 15 vjet.
Nese denimi maksimal do të ishte 15 vjet - qysh thonë ligjet jugosllave - atëherë Calin ish dashtë me e dënu 8-9 vjet maksimumi, që do të thotë ai tash e ka vujtë 2/3 e dënimit edhe do të duhej të lirohej.
Qe po provoj me iu qitë pak në rrugë, e me iu thënë se kjo çka unë po them është shumëëë e rëndësishme.
Prej kur është kry lufta në Kosovë, janë dënu ndoshta rreth 20 serbë për krime lufte, prej Gjykatave të Kosovës. Bile tash së fundmi, për masakrën e Izbicës ku janë vra rreth 150 shqiptarë, u dënua me 15 vjet Muhamet Alidemaj. Ai ka marrë pjese në atë masakër dhe u dënua me 15 vjet, sepse kaq e ka leju ligji më i favorshëm.
Pastaj ka pase reagime te ashpra ne Kosove edhe për shumë dënime të tjera të serbëve për masakrat e kryera në Kosove. Zakonisht, denimet e tyne jane sjellë prej 10 deri në 13 vjet.
Ajo çka po ndodhë me Calin është hyrje se çka mundet me ndodhë me Thacin, Veselin, Selimin e Krasniqin.
Mbrojtesit e Calit kanë paralajmëru që kanë me e apelu deri në Gjykatë Kushtetuese dënimin prej 15 vjeteve.
Nuk është e mundur që që serbët e Kosovës me u dënu me 12-13 vjet burg për krime të luftes, kurse shqiptarët në Hagë, që gjykohen sipas të njëjtave ligje, me u dënu me dënime 15 vjet e sipër.
E njëjta lufte.
Të njëjtat ligje.
Vetëm se për shqiptarët ka qenë luftë vetëmbrojtëse.
Është jashtëzakonisht me rëndësi se qysh kanë me reagu instancat tjera te drejtesisë ne Hagë, për rastin e Calit. A kanë me ia kthy edhe këtë dënim dhe kanë me kerku prej gjykatës që dënimi maksimal me qenë 15 vjet, apo kanë me ia pranu dënimin prej 25 viteve.
Kjo do të ishte absurde dhe e rrezikshme për sistemin e drejtesisë në Kosovë. Dallimi në dënime është shumë i madh.
Konkretisht, nëse dënimi maksimal caktohet me qenë 15 vjet, kjo i bjen, që, bie fjala, Hashim Thaçi, edhe nëse dënohet, lirohet sipas te gjitha gjasave vitin tjetër.
Per me u dënu dikush me dënim maksimal, i bjen që ai me qenë fajtor në të gjitha pikat për të cilat ai akuzohet.