Në Vushtrri, te "Nexhati" për qebapa e "te Gjermoni" për çaj rusi
Vushtrria ishte kapluar nga vërshimet dhe, umë me Anitën, të enjten në mëngjes nxituam të shkojmë të raportojmë nga terreni për të parë gjendjen.
Shikoni videon më poshtë nga lagjia "Begaj" në Vushtrri, ku vërshimet kanë shkaktuar dëme të rënda, fatmirësisht jo njerëzore, te qytetarët.
Pasi kryem punë me raportimet rreth vërshimeve, uria na detyroi të ndalemi diku për të ngrënë.
Kisha dëgjuar më parë për qebapat e Vushtrrisë dhe kjo ishte mundësia ime e artë që më në fund t'i provoja.
Fillimisht ndala qytetarin e parë në sheshin e qytetit dhe i kërkova një rekomandim për të ngrënë.
Te "Nexhati", qitu poshtë e ki", ishte përgjigja e tij.
Te "Nexhati" shkova dhe... më mirë shikoni videon e më poshtme ku, pas buke, shkoj në një çajtore për çaj rusi, e ku takoj një person që pi rreth 10-15 çaja në ditë.
Shikoni videon më poshtë.