Në iftarin më të madh të shtruar ndonjëherë: I pyeta plot figura publike për agjërim e pasuri
Të martën mbrëma në kohë iftari, plot figura publike u mblodhën në sallën "1 Tetori" për të marrë pjesë në iftarin më të madh të shtruar ndonjëherë.
Normalisht, Behgjet Pacolli ishte organizator, kush tjetër e ka luksin të rezervojë një sallë si ajo për një iftar dhe unë isha aty për të parë kalimin e tyre mbi qilimin e kuq.
I pari që erdhi ishte zoti Pacolli, të cilin unë pasi e pyeta a agjëroni e gjëra të tilla, kërceva në temën e pasurisë. E pyeta për vlerën totale të pasurisë dhe për ndonjë ide rreth një investimi të mençur që mund të bëja.
Nuk po i zbuloj përgjigjet. Klikoni në video më poshtë, më jepni një shikim se edhe unë "për idare pe bAj".
Samir Mane absolutisht i mbishkëlqeu të tjerët sa i përket veturës. Huh, erdhi me një bishë të vërtetë, të cilin po ashtu mund ta shihni në video.
Capital T-në e pyeta nëse agjëron, por kameramani e pësoi në xhirim e sipër duke marrë në thua, për t'u rrëzuar e për të nxitur keqardhjen e Capos, i cili kërkoi ta ribënim intervistën në shenjë respekti.
Deputetin Bekim Jashari e pyeta kur dhe pse e ka prishur iftarin për herë të fundit. Tha "në Gjermani kur jom konë, i ri atëherë."
Shikoni videon më poshtë me plot detaje tjera.