Në diplomimin e studentëve të Universumit: I pyeta nêse kanë kopjuar dhe interviston çiftin që fejohet në ceremoni - NACIONALE

Në diplomimin e studentëve të Universumit: I pyeta nêse kanë kopjuar dhe interviston çiftin që fejohet në ceremoni

1 vit më parë

nga Burim Pacolli

Studentët e gjeneratës 2020-21 patën ceremoninë e diplomimit të mërkurën, dhe unë isha i tëri vesh të dëgjoja më shumë nga ndjesitë e tyre rreth arritjes.

Personalisht e kisha humbur mundësinë të hidhja kapelen kur kisha diplomuar se nuk isha në vend në ditën e ceremonisë, andaj kjo ishte mundësi e mirë për mua të shuaja "zhigjet" e mbetura nga e kaluara.

Sidoqoftë, paraprakisht intervistova disa studentë të cilëve po u bëja llojlloj pyetje: "A ke kopju?" "Çka dëshiron të bësh me jetë tash?" E të tilla.

Madje, isha prezent dhe intervistova çiftin që i dha fund beqarisë me fejesë në event.

Shikoni më poshtë.

Lajme të ngjashme