Ndoshta opozita duhet ta votojë Albulenën. Qe pse
Befasisht për Albinin, Albulena Haxhiu është shumë e rëndësishme.
Në anën tjetër, zëvendësimi i Albulenës për opozitën, përveç një fitore simbolike, Albini mundet me bë zi e më zi, me qitë Mimoza Kusarin, Mefin apo Dimalin.
Pra nuk po di a kanë plan palët, apo është vetëm një zënke banale, pra me bë sherr, për me bë sherr. Se në politikë këto gjëra nuk bëhen kështu.
Pra, ose e ke një vision ku po do me mbërri ose e ke vetëm për grindje.
Kujt po i konvenon dhe pse?
E para, kam frikë se Albini e di se cka do. Për Albinin, emrat e përveçëm kurrë nuk kanë qenë të rëndësishëm. Nëse Albini ka një vision me shku diku, ai nuk ta qet Albulena Haxhiun aty. Albini ka largu edhe njerëz shumë të rëndësishëm prej partisë. Ai e ka qitë Albulenën duke llogaritë që opozita nuk ia voton.
Se nëse Albini do të donte ta bënte qeverinë, e largon Albulenën, e qet dikë tjetër dhe tejkalohet kjo.
Por, Albini po dëshiron me ndejtë kështu.
E opozita a po don kështu? Unë po të isha deputet i opozitës, nuk do ta harxhoja arsenalin tim për Albulenën. Për mua, si Albulena, si Mefi, si Dimali – krejt njësoj janë. A i takon Vetëvendosjes – le ta marrin.
Albini ka sa të duash ‘mburojë njerëzore’ që këdo që e vendosë aty, e bën dekën për të.
Tash, opozita ose duhet të thotë: ne nuk po duam – askënd që ta votojmë, që është më korrekte, nëse është qëndrim i opozitës ky. Pra del e thotë: o as Nënën Terezë nuk ta votoj se nuk po du me të lënë me shku as te Qeveria.
Pra, apeli im për opozitën është, nuk e di pse jeni blloku te Albulena.
Nuk ma mbushë mendjen si strategji kur thua se Albulenën nuk ta votoj, por dikë tjetër jo, pra me fjalë të tjerë, me qenë si opozita unë e votoj Albulenën.
Albulena nuk është e rëndësishme për Albinin, është figurë strategjikisht e rëndësishme, si figurë e shahut.
Opozita vetëm duhet ta analizojë, a po duan ta kalojnë këtë?
Kjo nuk është strategji, është një lloj taktike e shkurtë. Po duan ta korrin një fitore që nuk do të ishte kushedi se çka.
Pra, analizojeni edhe një herë këtë. Ok, e dimë, e kemi blloku njerin, tash kalojani. Ose nëse nuk po doni me kalu, është muhabet tjetër. Pra, nëse keni një tjetër vision që nuk po doni hiç me kalu, atëherë s’mund të thoni: qite dikë tjetër (për pozitën e kryeparlamentarit).