“Mjeku Sami Delija e meriton burgun”, gazetarja flet për maltretimet që ajo thotë se i janë bërë familjes së saj nga ortopedi i arrestuar i QKUK-së
Sami Delija, ortoped, u arrestua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si i dyshuar për veprën penale “marrje e ryshfetit”. Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij, pranë Gjykatës kompetente.
Pas arrestimit të doktorit ka reaguar publikisht gazetarja Elmedina Ballazhi, e cila pohon se mjeku në fjalë i ka kërkuar para familjes së saj, gjatë kohës sa po trajtohej në QKUK prindi i saj.
“Nënës dhe vëllaut tim i ka kërkuar që të shkojnë në zyre tij, në mënyrë që t’iu kërkoj para”, rrëfen pwr Nacionalen gazetarja.
Ajo thotë se pacientët u kanë treguar se doktorit në fjalë u kanë dhënë nga 100 euro dhe nga 100 pula.
“-Familjarët e pacientëve që kanë qenë në dhomë me babin tim, na patën treguar se “Samis i kena jap 100 euro 💶 dhe 100 copa pula, se vetë na ka kërku ai”, shkruan ajo.