Mimoza Kusari u bën presion deputetëve në Kuvend, Duda Balje i përgjigjet nërsy “Nuk du me votu”
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka vazhduar të grumbulloi deputetët e pushtetit për të siguruar votat rreth Projektligjit për Shëndetin Riprodhues.
Në sallën e Kuvendit të Kosovës, Kusari – Lila ka vazhduar të sillet vërdallë duke folur me deputetët e partisë, opozitës si edhe deputetët nga radhët e komuniteteve.
Në videon e Gazetës Nacionale, ajo shihet duke folur me deputeten Duda Balje, ku kjo e fundit i thotë “nuk po du me votu”.
Mirëpo Kusari-Lila vazhdon me rezistencën e saj, duke tentuar të marrë vota nga deputetët.
Në seancën e sotme, diskutimi për Projektligjin për Shëndetin Riprodhues është shtyrë për seancën tjetër.
Një veprim të tillë shefja e Grupit Parlamentar të VV-së e kishte bërë edhe më herët në Kuvendin e Kosovës.