Qendra Evropiane e mediave: Luljeta Aliu kurrqysh s’mund të shihet e pavarur, do ta njoftojmë KiE-në - NACIONALE

Qendra Evropiane e mediave: Luljeta Aliu kurrqysh s’mund të shihet e pavarur, do ta njoftojmë KiE-në

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) ka reaguar pas votimit të Luljeta Aliut si anëtare e Komisionit të Pavarur të Mediave. Madje, në lidhje me këtë rast, ata do ta lajmërojnë edhe Këshillin e Evropës.

Sipas një reagimi të tyre të shpërndarë në Facebook, Aliu në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si e pavarur.

“Aliu rregullisht dhe publikisht e ka përkrahur Lëvizjen Vetëvendosje dhe politikat e tyre. Në asnjë mënyrë ajo nuk mund të konsiderohet e pavarur." – thuhet në këtë reagim.

Tutje, Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias kanë shprehur keëardhjen për këtë zhvillim, pasi që bie në kundërshtim me nismën e VV-së për depolitizimin e KPM-së.

“Në dritën e aplikimin së Kosovës për anëtarësim, ne do të iniciojmë menjëherë shkëmbimin me Këshillin e Evropës dhe PACE për t'i informuar ata për këtë zhvillim shqetësues që do të ketë ndikim të madh në pavarësinë e KPM-së.” – thuhet mes tjerash në reagim.

Lajme të ngjashme