Mehmetaj s'ia ndan gazepin qëndrimeve "të palavdishme" të Veton Surroit, ia çel krejt arkivin - NACIONALE

Mehmetaj s'ia ndan gazepin qëndrimeve "të palavdishme" të Veton Surroit, ia çel krejt arkivin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Lirim Mehmetaj – pas botimit të një shkrimi shterrues që shpalos qëndrimet skajshmërisht kontroverze të publicistit Veton Surroi gjatë viteve të 80’ta dhe 90’ta – në një intervistë në Nacionale ka shtjelluar edhe më tej botëkuptimet e atëbotshme të Surroit, ku nxjerr shkrimet dhe deklarimet se kërkesat e shqiptarëve të Kosovës për shtet “janë primitivizëm dhe anakromizëm”.

Çka mundet ky (Veton Surroi) me bë këtu është kështu, ju thotë shqiptarëve që e para e punës ju s’keni nevojë me kërku shtet brenda Jugosllavisë, dhe krejt ata që kërkojnë është gabim. Sepse, ju thotë ai, juve ua kanë kriju idenë sikur shteti kombëtar j’ua zgjedh juve problemet, por nuk është e vërtetë”, thotë Mehmetaj teksa lexon shkrimin e Surroit në “Rilindje” të titulluar “Iluzioni i Shtetësisë”:

Ky këtu është kundër idesë së shqiptarëve për m’e kërku shtet. Kjo kërkesë, thotë Surroi, është iluzion dhe ka m’e përfundu sapo të takohet me arsyen...Besa-besa thotë kërkesa për shtet është edhe kërkesë primitive. Anakronikë, thotë ai, është kjo”, shton Lirim Mehmetaj.

Lajme të ngjashme