Mbështetësit e Kurtit dhe mbështetësit e Vulinit i bashkon urrejtja kundër Amerikës. Qe faktet - NACIONALE

Mbështetësit e Kurtit dhe mbështetësit e Vulinit i bashkon urrejtja kundër Amerikës. Qe faktet

1 vit më parë

nga Berat Buzhala

Video-editorial nga: Berat Buzhala

Unë nuk e kam shumë problemin që Albin Kurti prishet me Amerikën, siç është tash rasti i fundit i mospajtimeve të thella rreth hapjes ose jo te urës në Mitrovicë, ose mbylljen e pikave postare. Albini sot është, neser s’është. Nejse, jo bash nesër, po hajt le të themi mas do vjetëve nuk është.

Unë problemin e kam se Albin Kurti e ka normalizu armiqësimin e shqiptarit të zakonshëm të Kosovës me Amerikën. E ka shndërru Amerikën dhe diplomatët amerikanë në një shënjestër te pranueshme, madje të preferueshme, për votuesin e tij.

Kurti me qasjen që e ka, kinse patriotike, kinse për të mirën e vendit, kinse për bashkimin e Kosovës, i ka ulë ne sofrën e tij atë komunistin e msheftë, që Amerikën nuk e ka dashtë as në vitin 1999, por s’ka guxu me kallëxu, atë wahabistin, gjithashtu të msheftë, që Amerikën e ka urrejtë me hak të zemrës, mandej atë jugosllovenin e msheftë, që e ka vajtu vdekjen e shtetit të tij te dashtun, e për ç’gjë e ka fajësu Amerikën, por që kurrë s’ka guxu me folë taman.

Tash krejt këta janë bë bashkë, sepse e kanë gjetë liderin që ju prinë dhe arsyetimin e duhur, pa pasë nevojë me e mshefë urrejtjen e tyne ndaj Amerikës.

E ketu unë i jap të drejtë asaj deklaratës skandaloze të Kurtit, kur ka pas thanë ‘shqiptarët nuk e dojnë Amerikën, veç i tuten Amerikës’. Qartazi këto grupet që i përmenda ma nalt, e që nuk jane pak, kurrë nuk e kanë dashte Amerikën, sepse këto grupe kurrë as nuk kanë pasë nevojë me u shliru prej Serbisë, sepse këto grupe, ma shume se Serbinë e kanë urrejtë Amerikën, për arsye ideologjike.

Kjo nuk ka qysh me u shpjegu ndryshe, perveç qishtu.

Nese nuk besoni, shkoni ne Tëitter dhe ne FB, edhe lexoni rreth 1000 komente qe i kanë shkru shqiptarët e Kosoves, në një postim te Ambasadës Amerikane, ku kjo ambasadë e dënon mbylljen e pikave të postes serbe në veri të vendit.

Urrejtja që derdhet aty kundër ambasadës dhe kundër Amerikës, është aq e madhe dhe aq irracionale, sa është e pamundun me u pas kultivu në qito tri vjet. Jo, ajo paska qenë aty, qashtu qysh ka thanë Kurti, ama tash është kanalizu, e kanë gjetë udhëheqësin dhe zëdhënësin e kauzës.

Sigurisht që këtu i ka shti tash duart edhe Serbia e Rusia. Po investohet me të madhe, me llogari fallso në rrjete sociale, për me nxitë sa ma shumë urrejtje ndaj Amerikës, që rezistenca me u dokë sa ma e plotë dhe sa ma e madhe.

Sa per ilustrim, ketu i kam nda dy grupe te komenteve, një qe është origjinal, Shqiptar Oseku dhe nja’ kater a pesë që jane llogari fallso, ose te krijume prej shtabit te LVV’së ose prej shërbimit sekret serb të Vulinit, që de-fakto angazhohen për te njëjtin qellim, prishjen e raporteve të shqiptarëve me Amerikën.

Kqyre çka thotë Shqiptari: Qe qishtu ju krijoni armiq të ri, prej miqve të vjetër, edhe ua bon tagg Departmentit te Shtetit edhe Kamala Harrisit, edhe ju kallxon këtyne që diplomatët në Prishtine i kanë të dehun.

Pra, kqyre logjiken e shqiptar ziut, shqiptar edhe si emen edhe si mbiemën, pra Amerika po krijon armiq, pra ata le të menohen dy herë, se ka rrezik që na hupin neve, e mandej ka me u bo vonë. S’kam koment. S’bon as me pasë koment në këtë idiotesi.

Dhe këta ‘fake account-at’ që komentojnë me ka ni fjalë ose me ka ni e-moji tallëse, për me e kriju përshtypjen që nuk po tutemi.

Pra, tash jemi gati me e kallë një urë, urën euroatlantike, për me e lëshu një ure për inati. Pak ma poshtë jane dy tri ura, pastaj kjo ure osht e lëshume, u kanë e lëshume, për këmbësorë, mirëpo për inati, këta po dojnë me e lëshu bash qito, që Amerika po thotë jo, sepse qishtu përmbushet misioni i tyne. Permbushet misioni i komunistit, ëahabistit, jugosllavit.

Ni urë që ka fillu me e ndërtu Rugova në vitin 1989, këta po ia qesin minat, vazhdimisht në emen të rendit, ligjit dhe interesit kombetar.

Asnjë interes kombëtar nuk ka me ecë përpara, nëse e djegim këte urën me Amerikën.

Megjithatë suksese.

Lajme të ngjashme