‘Mashtrimi me villa’, rrëfimi i tretë me radhë: Mërgimtari nga Amerika pagoi mbi 13 mijë euro për ndërtimin e villës që nuk iu ndërtua - NACIONALE

‘Mashtrimi me villa’, rrëfimi i tretë me radhë: Mërgimtari nga Amerika pagoi mbi 13 mijë euro për ndërtimin e villës që nuk iu ndërtua

1 vit më parë

nga NACIONALE

Qytetari Ardonis Luzha nga Kaçaniku, është qytetari i tretë me radhë që ka dhënë intervistë në Nacionale ku po akuzon kompaninë me emrin G&G Exclusive, e cila merret me ndërtimin e villave.

Pra bëhet fjalë për kompaninë e njejtë, që kishin akuzuar edhe dy qytetarë të tjerë që kanë dhënë intervistë për Nacionalen.

Sipas z.Luzha e njëjta kompani e ka mashtruar atë për ndërtimin e një ville.

Sipas tij ai i ka paguar 13 mijë euro para për ndërtimin e një villë që nuk ju përfundua asnjëherë nga kjo kompani, ai thotë se e njëjta nuk ju ka përmbajtur kontratës. Qytetari në fjalë thotë se e ka paditur kompaninë në fjalë!

Nga kompania në fjalë, na thanë se të gjitha dëshmit për këto rrëfime që i kemi publikuar janë në gjykatë.

Për më shumë, ndiqni storjen në vazhdim:

Lajme të ngjashme