Rrëfimi emocionues i babait të Floridan Shabaj, kadetit të Policisë së Kosovës i cili vdiq në aksident trafiku - NACIONALE

Rrëfimi emocionues i babait të Floridan Shabaj, kadetit të Policisë së Kosovës i cili vdiq në aksident trafiku

2 vjet më parë

nga Leonora Kolukaj

Më 21 nëntor të vitit 2022 kishte vdekur tragjikisht në një aksident trafiku në fshatin Jashanicë të Klinës 30-vjeçari Flordian Shabaj, kadet në Policinë e Kosovës.

Për këtë rast Prokuroria Themelore e Pejës kishte ngritë aktakuzë kundër dy personave, babë e bir, Arton e Nezir Duraku 21 e 55 vjeçar, të cilët nga nëntori ndodhen nën masën e paraburgimit. Sipas aktakuzës, në ditën kritike 21 vjeçari po drejtonte kamionin pa patentë shofer i cili ishte pa regjistrim dhe jo i rregullt teknikisht si dhe duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës e tejkalon atë nga 50km/h sa ishte e lejuar, në mbi 90km/h.

Fillimisht të dy u dënuan së bashku me 15 vjet burgim, por që Gjykata Supreme ka vendosur që rastin ta kthej në pikën zero, pra në rigjykim.

Gazetarja Leonora Kolukaj ka biseduar gjërë e gjatë me babin e Floridanit, z.Enver Shabaj, i cili, me një elekuencë të jashtëzakonshme ka rrëfyer detaje tronditësë.

Floridani si fëmijë ka qenë i sjellshëm, i urtë. Gjithmonë e ka tregu vetën, në familje në shkollë e në shoqëri” – fillon rrëfimin e tij Enveri.

Tutje babai i Flordianit ka treguar se ai ka kryer fakultetin për fizioterapi, por që kishte pasion punën si polic.

Tutje ai ngadalë, fillon e tregon detaje të ditës kritike.

Kah ora 11 e natës, e ka mar bebën në krah, çikën e vet. Unë isha i ulur, po më thotë o babë natën e mirë. Të nesërmen kur ka dalë djali, vërehet edhe në kamerë, se si kthehet dhe shikon nga shpija. Sikur me marr hallall.” – tregon me një qëndrueshmëri të pabesueshme Enveri, babai i Flordianit.

Tutje ai ka treguar detaje se si e mori vesh për vdekjen e të birit.

Unë isha shumë i lumtur atë mëngjes. Nuk dija asgjë, kolegët e punës kishin marr vesh, më shikonin çuditshëm.” – shprehet ai.

Ai ka treguar se si e mori vesh për vdekjen e djalit, pikërisht nga gjendja e keqe e kolegëve të tij të punës, të cilët hezitonin t’i tregonin.

Dëgjojeni të plotë rëfimin:

Lajme të ngjashme