Limaj i ashpër me Dimal Bashën për artikullin anti-UÇK
“Ai është një punim shkencor që shërben për studentë, profesorë, prokurorë, gjyqtarë, propagandistë. Është një hulumtim shkencor, i bazuar dhe i publikuar nga dy autorë. Më vjen shumë keq që një shqiptar, për të publikuar një punim shkencor, ka fyer, ofenduar, rrënuar dhe shtrembëruar vendin dhe popullin e vet. Kjo është shumë serioze, serioze është edhe natyra e artikullit” – tha Fatmir Limaj, rreth artikullit anti-UÇK ku bashkautor është edhe Dimal Basha.