“Le ta marin dënimin maksimal” - Nëna e Auron Thaçit që u ther me thikë në Prizren pret drejtësi - NACIONALE

“Le ta marin dënimin maksimal” - Nëna e Auron Thaçit që u ther me thikë në Prizren pret drejtësi

1 vit më parë

nga Eriola Cacaj

Ka kaluar më shumë se një vit nga vdekja tragjike e Auron Thaçit në Prizren, i cili dyshohet se është therur me një mjet të mprehtë nga disa persona dhe, për shkak të plagëve të marra, ka ndërruar jetë në QKUK.

Për këtë rast, nëna e të ndjerit, Esma Gashi, ka rrëfyer për Gazetën Nacionale se çfarë kishte ndodhur dhe si e kishte marrë lajmin e hidhur.

Zonja Esma ka thënë se shpreson që Gjykata në Prizren të vendos për drejtësi.

Lajme të ngjashme