Lajm i mirë: Eroll Muratit dhe vëllait të tij i kthehen dy shtëpi që iu morën nga fajdexhitë - NACIONALE

Lajm i mirë: Eroll Muratit dhe vëllait të tij i kthehen dy shtëpi që iu morën nga fajdexhitë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Gjilan ka marrë aktvendim të pjesshëm për t'i kthyer dy shtëpi tek Eroll Murati dhe familja e tij, që dyshohet se i janë marrë për fajde.

Për këto dy shtëpi, i dyshuari B.S., kishte pranuar në polici dhe prokurori se nuk ka paguar asnjë cent tek familja Murati, por ka deklaruar që i janë bartur në emrin e tij me kërkesë të të dyshuarve Naim dhe Ariton Sahiti.

Këta dy të fundit, ishin arrestuar në vitin 2022 nën dyshimin për fajde dhe detyrim, sepse dyshohet se i kishin shkaktuar dëm rreth 2 milionë euro Eroll Muratit, vëllait të tij dhe familjarëve.

Pse ky është rasti më i madh i fajdesë në historinë e Kosovës së pasluftës, ndiqeni videon e mëposhtme:

Lajme të ngjashme