Kush nga shtatë kryetarët e komunave më të mëdha në Kosovë i realizoi premtimet? - NACIONALE

Kush nga shtatë kryetarët e komunave më të mëdha në Kosovë i realizoi premtimet?

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Tashmë zgjedhjet lokale janë afruar, por kush nga kryetarët aktual renditet me numrin më të madh të premtimeve që i kanë dhënë dhe i kanë realizuara.

Kush nga shtatë komunat më të mëdha në Kosovë ( Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, gjilan, Mitrovicë, dhe Ferizaj), i ka mbajtur premtimet.

Sipas publikimit “Letërnjoftimi i komunave”, të Institutit GAP , Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza prin me sa i përket premtimeve të përfunduara, gjysma të realizuara dhe të filluara i cili mat shkallën e përmbushjes së premtimeve zgjedhore për mandatin 2021-2025.

Sipas raportit të GAP, Komuna e Mitrovicës së Jugut, nën udhëheqjen e Bedri Hamzës, renditet ndër komunat me numrin më të madh të premtimeve të realizuara.

Nga 123 premtime në total, kandidati i PDK-së për kryeministër ku ka përfunduar 72 premtime, 14 Gjysmë të përmbushura, 14 të Filluara, 23 ende nuk i ka filluar.

Pas komunës së Mitrovicës, me numrin më të madh të premtimeve që i kanë dhënë dhe i kanë realizuara, renditen, Peja, Gjakova, dhe Ferizaj.

Gazmend Muhaxheri kryetar i komunës së Pejës nga radhët e LDK kidhte dhënë 25 premtime, ku 14 prej tyre i ka përfunduar përgjatë vitit 2021-2025, 2 gjysmë të përmbushura, 5 të Filluara, 4 nuk kanë filluar.

Ardian Gjini, kryetar i komunës së Gjakovës nga radhët e AAK, kishte 35 premtime, ku 19 i ka përfunduara, 5 gjysmë të përmbushura, 3 të Filluara, 8 ende nuk kanë filluar.

Ndërkaq, Agim Aliu kryetar i komunës së Ferizaj nga radhët e pdk, përgjatë kishte dhënë 69 premtime, ku tashmë janë 39 të përfunduara, 9 Gjysmë të përmbushura, 8 Të Filluara, 13 Nuk kanë filluar

Ndërkaq i pari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama del të jetë dobët nga ajo se cfarë ka premtuar dhe se sa ka realizuar këto premtime, nga 206 premtime të dhëna, vetëm 73 ka përfunduar gjatë këtij mandati, 37 Gjysmë të përmbushura, 37 Të Filluara, 59 Nuk kanë filluar.

Në mesin e këtyre shtatë komunave dobët renditen edhe Prizreni edhe Gjilani sa i përket premtimeve të realizuar.

Sipas insituti gap, Shaqir Totaj kryetar i Prizrenit nga radhët e PDK, kishte dhënë 78 premtime, ku përgjatë këtij mandate ai i realizoi vetëm 42 premtime, 10 Gjysmë të përmbushura, 14 Të Filluara, 12 Nuk kanë filluar ende.

Dhe për fund, Alban Hyseni kryetar i komunës së Gjilanit nga radhët e Vetvendosjes kishte dhënë 109 premtime, ku përgjatë këtij mandati vetëm 55 i ka përfunduar, 14 Gjysmë të përmbushura, 17 Të Filluara, 23 Nuk kanë filluar.

Sipas insitutit GAP, Ashtu si në mandatin e kaluar (2017-2021), kur ishin pëmbushur 51% e premtimeve, edhe në mandatin aktual, shkalla e përmbushjes mbetet e njëjtë me 51%.

Lajme të ngjashme