Kurti s’duket më kah hyrja kryesore e Kuvendit, vjen kah një tjetër
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, e ka gjetur një mënyrë për t’iu shmangur gazetarëve. Ai po vjen qe dy herë radhazi në Kuvend, kah një hyrje prapa ndërtesës së Kuvendit.
Kujtojmë që sot është hera e 29-të që Kuvendi provon konstituimin, në pikën e votimit të një Komisioni që do të mundësonte votimin e fshehtë për kryeparlamentar, kërkesë e partisë VV .