“Kryeministër ku të shkon çika në shkollë?” — Albin Kurti nuk i përgjigjet Nacionales - NACIONALE

“Kryeministër ku të shkon çika në shkollë?” — Albin Kurti nuk i përgjigjet Nacionales

3 vjet më parë

nga Festim Gërguri

Pas një greve njëmujore në arsim dhe refuzimit të Kurtit për të arritur një marrëveshje me sindikatat, tema se ku e ndjek shkollën vajza e tij u rishfaq.

Se ku vajza e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, vazhdon shkollën ka qenë prej kohësh temë e diskutimit publik.

Ndonëse Kurti është pyetur shpesh rreth kësaj, ky i fundit nuk ka folur asnjëherë.

Megjithatë, kohët e fundit, ajo çka është vënë re janë daljet publike të kryeministrit me të bijën ndodhin gjatë pushimeve verore në kryeqytetin norvegjez të Oslos.

Kurti rrallëherë shfaqet me familjen e tij në Kosovë. Herën e fundit kur ai u pa në Kosovë me bashkëshorten e tij, Rita Knudsen dhe vajzën, Lean, ishte vizita që iu bëri hapësirava me vepra të Manifestës në Prishtinë.

Kjo vizitë e Kurtit kishte qëlluar në të njëjtën kohë kur shkollat në Norvegji kanë pushim.

Kryeministri i Kosovës nuk ka dhënë asnjëherë informacione mbi shkollën apo edhe vendin e shkollës se ku i shkollohet vajza e tij, znj. Lea Kurti Knudsen.

Kryeministër, ku shkollohet vajza juaj?

Albin Kurti nuk ka treguar se ku shkollohet vajza e tij, në Kosovë apo në Norvegji.

Nacionale ka tentuar disa herë të marrë përgjigje nga kryeminstri, por ai nuk është përgjigjur.

Gjatë një aktiviteti në fshatin Gorazhdevc të Pejës, Kurti tha se do të flas pas ceremonisë.

“Kryeministër a mund t’ua bëjmë një pyetje?” – u pyet Kurti nga gazetari i Nacionales.

“Pasi të përfundon këtu ceremonia.” – tha Kurti

Një prej këshilltarëve të tij i tha Nacionales se Kurti nuk ka kohë.

“Tash nuk mund të bëjmë pyetje?” “Jo.” “Rrugës?” Hiq.”

Na tha pas ceremonisë, personalisht e pyeta.

“Veç është bajagi me ngarkesë me agjendë, po na duhet shpejt me lëvizë. Kërkoj ndjesë. Nëse don…”

“Kryeministër a mund t’ua bëj një pyetje?” - pyetet përsëri nga Nacionale.

“Po, ju jeni nga Prishtina, kështu që kam konferencë për medie në Prishtinë.” - tha Kurti.

“Kryeministër, a shkollohet në Norvegji a në Kosovë? Në shkollë private a publike? Kryeministër?” - vazhdoi gazetari i Nacionales,

Por, kryeministri nuk u përgjigj dhe u fut në xhipin e zi dhe u nis në Prishtinë.

As në Prishtinë, në konferencë për media ai nuk tregoi se ku shkollohet vajza e tij.

Kujtojmë që deputetët e opozitës shprehën besimin e tyre se ajo ishte shkolluar në Oslo dhe nuk e kishte vuajtur hallin e nxënësve kosovarë që e filluan vitin shkollor vetëm më 3 tetor.

Lajme të ngjashme