Kreu krime lufte në Butovc të Prishtinës, Gjykata e dënon Dushko Arsiq më 13 vite burg
Dushko Arsiq është dënuar me 13 vite burgim për krime lufte në Batovc të Prishtinës.
Vendimi u dha sot në Gjykata Themelore në Prishtinë nga kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismaili.
Për kryerjen e krimeve të luftës ndaj popullatës civile, Arsiq akuzohej nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.