“Kosova s’i ka as katër stadiume”, Armand Duka shpjegon arsyen e bashkëpunimit me federatën serbe për “Euro 2027” U21 - NACIONALE

“Kosova s’i ka as katër stadiume”, Armand Duka shpjegon arsyen e bashkëpunimit me federatën serbe për “Euro 2027” U21

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Federatës Shqiptare Armand Duka thotë se Kosova si dhe fqinjët si Maqedonia ose Mali i Zi, nuk i kanë plotësuar kriteret dhe nuk kanë pasur asnjë mundësi tjetër për të bashkëpunuar përpos Serbisë.

Zëvendëspresidenti i UEFA-s në një intervistë përballë gazetarit Berat Buzhala ka treguar se kur panë konkurrentët si Turqia dhe Belgjika, si ata ashtu edhe Serbia e kuptuan se nuk kanë gjasa për të fituar, andaj vendosën t’i “mbledhin forcat”.

Ndër të tjera, Duka shtoi se fiton Shqipëria sepse grupmoshat U21 kualifikohen për herë të parë në histori në Kampionatin Evropian, ngase s’e kanë arritur kurrë më herët.

Rezultuan të jenë katër aplikues: Shqipëria, Serbia, Turqia dhe Belgjika. Pikërisht është edhe ajo tema e nxehtë se pse Shqipëria së bashku me Serbinë. Shanset për të fituar vetëm Shqipëria ose Serbia, të dy federatat e kuptuan se janë të vogla”.

Shanset për të bashkëpunuar me dikë tjetër ishin të pamundura sepse aplikimet kishin përfunduar dhe të tjerë federata fqinjë, siç mund të ishte edhe Kosova megjithëse nuk plotësohen edhe kriteret për të qenë një nga vendet sepse duhen minimalisht katër stadiume, nuk i kanë. Nuk i ka as Maqedonia e as Mali i Zi, pra prej fqinjëve tanë”.

Gjëja më e mirë ishte të bashkojmë me federatën serbe për ta pasur Kampionatin Evropian në Shqipëri dhe Serbi. Jemi akoma konkurrentë, tashmë me serbët bashkë. Kur kemi vendosur, nuk është se jemi mjaftuar me këtë organizim. Kombëtarja U21 s’është kualifikuar asnjëherë, të paktën do të jemi kualifikues dhe është benefit. 16 skuadra marrin pjesë, në tetë stadiume. Katër në Shqipëri dhe katër në Serbi nëse fitojmë ndaj Turqisë dhe Belgjikës”.

Lajme të ngjashme