Konjufca: Duam qeveri afatshkurtër, do të kërkojmë ndonjë marrëveshje koalicioni me partitë politike
Glauk Konjufca, i propozuari i Albin Kurtit për kryeministër, ka folur pasi ka dalë nga mbledhja e KP të VV-së.
Konjufca kur është pyetur për numrat, ka thënë se duan një qeveri afatshkurtër për të shmangur mbajtjen e dy palë zgjedhjeve dhe për të votuar buxhetin.
“Ne do të kërkojmë ndonjë marrëveshje koalicioni me partitë politike. Ideja ka qenë e thjeshtë që të bëhet nj qeveri e re për të shmangur zgjedhjet dhe e dyta që të provojmë të bashkëpunojmë për të pasur Kosova buxhetin e saj. Nëse këto dyja nuk bëhen nuk është për të mirë e Kosovës për këtë arsye VV-ja më propozoi për kryeministër unë e pranova, e shohim veprimin e presidentes, nuk e di teknikisht por kjo pritet të ndodhë.”