“Kërkoj falje, kërkoj falje”: I moshuari që akuzohet se e mbyti të birin nuk përmbahet nga emocionet në seancë, edhe vajzat e tij në lot - NACIONALE

“Kërkoj falje, kërkoj falje”: I moshuari që akuzohet se e mbyti të birin nuk përmbahet nga emocionet në seancë, edhe vajzat e tij në lot

2 vjet më parë

nga Eriola Cacaj

Është mbajtur fjala përfundimtare në rastin e Naim Smajlit, i cili dyshohet se kishe privuar nga jeta djalin e tij Erdonitin.

Në këtë rast, Smajli akuzohet se ka vrarë djalin e tij në vitin 2022 në fshatin Bajçinë të Podujevës për çështje pronësore.

Në seancën e së mërkures, para trupit gjykues fjalën përfundimtare e thanë prokuroria e rastit, Besa Limani dhe avokati i Naimit, Abit Asllani.

Prokuroria Limani ka thënë se në bazë të deklaratave dhe gjendjes faktike, se i pandehuri Naim Smajli ka kryer veprat me të cilat ngarkohet.

Nga ana tjetër avokati i Naimit ka thënë se Prokuroria ia ka huq, duke shtuar se nuk ka ndodhur për motive pasurore.

Ndërsa vet Smajli i mbushur me emocione i kërkoi falje familjes dhe nuk mundi të thotë asnjë fjalë më shumë.

Për më shumë ndiqeni video më poshtë.

Lajme të ngjashme