Këngëtari Sinan Vllasaliu i shpëton dënimit nga Gjykata, i parashkruhet akuza - NACIONALE

Këngëtari Sinan Vllasaliu i shpëton dënimit nga Gjykata, i parashkruhet akuza

3 muaj më parë

nga Eriola Cacaj

Sinan Vllasaliu shpëtoi nga dënimi i Gjykatës. Vllasaliu që u akuzua për shmangie nga tatimi, sot në Gjykatë e mori një Aktgjykim refuzues, duke u liruar kështu nga akuza.

Sipas Gjykatës, lënda për shmangie nga tatimi për Vllasaliun është parashkruar. Në aktgjykim thuhet se pas rikualifikimit që bëri prokuroria një seancë më parë, për pikat që u akuzua Vllasaliu, lënda ka arritur parashkrimin absolut. Pra, është vjetëruar.

Lajme të ngjashme