Ish-gardiani serb i dënuar për krime të luftës me 7 vjet burg: Çka u tha në seancën e Apelit?
Ish-gardiani serb, Dragisha Milenkoviq, i dënuar për krime lufte është paraqitur sot në Gjykatën e Apelit.
Në seancë, Apeli shqyrtoi ankesat e mbrojtësve të të akuzuarit Dragisha Milenkoviq, avokatëve Jovana Filipoviq dhe Zhivojen Jukanoviq, të cilët kanë propozuar që të ndryshohet aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe që i akuzuari të lirohet nga akuza.
Gjykata e shkallës së parë kishte dënuar Milenkoviqin me 7 vjet burgim për krime lufte.