I dyshuari për fajde u arratis nga spitali: Çka duhet të dini? - NACIONALE

I dyshuari për fajde u arratis nga spitali: Çka duhet të dini?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

(Kronika: Oqean Dërmaku)

Lorik Xhemshiti, bashkë me nënën dhe vëllain e tij, Miradije Xhemshiti dhe Valon Xhemshiti, si dhe një person tjetër me emrin Mërgim Zeqiri, janë arrestu me 19 korrik të këtij viti si të dyshuar për përfshirje në veprën penale fajde dhe detyrim.

Policia ka bastis 4 lokacione në Prishtinë, dy banesa, një shtëpi dhe një qebaptore.

Sipas dosjes së prokurorisë, viktima e fajdes B.L., së pari kishte marrë para me fajde tek babai, tashmë i ndjerë, i Lorikut dhe Valonit, pra bashkëshorti i Miradijes.

Situata dyshohet se ka qenë kshtu:

Viktima së pari merr para me fajde prej babait të të dyshuarve, në shumën prej 14 mijë euro, për të cilën ka pasur të paguajë kamatën mujore 10%, e njohur ndryshe si cinci. Ai dyshohet se ka vazhdu me marrë shuma të tjera të parave prej të ndjerit, duke arritur vlerën prej 80 mijë euro.

Në vitin 2021, viktima ka arrit me ua kthy familjes Xhemshiti 60 mijë euro, edhe i mbetet edhe 20 mijë borxh.



Qitu pastaj ka fillu tmerri për viktimën.

Sipas dosjes së Prokurorisë, për shkak të presionit nga Lorik Xhemshiti, viktima detyrohet të shkojë të marrë para me fajde tek Valon Xhemshiti, në shumën prej 15 mijë eurove me kamatë mujore prej 10%, pra ka pasur të paguajë çdo muaj 1500 euro si kamatë apo cinc. Tash kur viktima ska mujt me i pagu këto kamata, të dyshuarit Valon dhe Lorik Xhemshiti e njoftojnë me Mërgim Zeqirin, dhe përmes presionit e detyrojnë që nga ky i fundit të marrë para me fajde për me ua pagu borxhin.

Edhe te Mërgimi viktima dyshohet se ka marrë disa herë para me fajde, por prap nuk ka arrit me i pagu borxhet e dy vëllezërve Xhemshiti, kshtu që shkon tek nana e tyre, Miradije Xhemshiti dhe merr 19 mijë e 500 euro para me fajde. Kamata mujore apo cinci ka qenë 10%

Kur policia është njoftu për rastin, viktima nën masa të fshehta dhe të monitoruara prej policisë, takohet me katër të dyshuarit.

Aty dëgjohen llafe kur Mërgimi i thotë viktimës se e din që ke marrë pare me cinc, dhe ja ofron edhe një letër ku i tregon vonesat që ka pasur.

Në një takim tjetër, kur viktima u taku me Valon dhe Lorik Xhemshitin, bashkë me nënën e tyre, viktima dëgjohet duke iu thënë të dyshuarve: “Ty Miradije 2 mijë euro, ty valon 4 mijë e 900 euro, ty Lorik 4 mijë e 500 euro”, ku në një moment Miradija kthehet dhe i thotë viktimës “Unë që 3 muaj skam marrë ratë”.

Ndërkaq Valoni, i thotë “Pse po i çel këto farë senesh”, derisa viktima thotë se “Pi çeli se deri në 15 mijë euro në muaj kam paguar o dashamir”.

Në fund Valoni dëgjohet duke i thënë viktimës “Po na nuk tkena shti me zor bre”

Për 4 të dyshuarit, GJykata e Prishtinës pati prani kërkesën e Prokurorisë për t’i dërguar në paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Njëri prej të dyshuarve, Lorik Xhemshiti u pat dërgu në repartin e Hematologjisë në QKUK për trajtim mjekësor, nga ku edhe është arratisur sot më 7 gusht.

Lajme të ngjashme