Hykmete Bajrami ishte tmerri i hajnave këto 4 vjet, i zhveshi dhe i turpëroi publikisht - NACIONALE

Hykmete Bajrami ishte tmerri i hajnave këto 4 vjet, i zhveshi dhe i turpëroi publikisht

1 vit më parë

nga Berat Buzhala

Krejt qeveria në njanën anë, bashkë me atë mendjen gjeniale Besnik Bislimi, e nxanësin e tij Hekuran Muratin e kryegjeniun Albin Kurti me i qitë në njanën anë, Hykmete Bajramin në anën tjetër, blozhë t’i bën. Domethënë ëshë ka i zhvesh, kah e shkatërron propagandën e tyre me analiza, me fakte me të dhëna. Mirëpo, kurrë më parë në historinë politike të Kosovë nuk ka bë vakia, ishalla nuk bën ma kurrë, që me të nxanë në raport të auditimit. Pra, ka dalë Hykmete Bajrami edhe ka thënë raporti i auditimit që udhëheqet prej motrës së këshilltarit të kryeministrit, Zyra e Auditorit gjeneral udhëheqet prej motrës së këshilltarit të kryeministrit.

Video editorial: Berat Buzhala

U bë raporti i auditorit gjeneral për vitin 2023, u kry, qishtu, raport, hard copy, qaty shkrun që Qeveria e Kosovës në vitin 2023 për benzin, për lëndë djegëse ka harxhu 31 milionë, qaj raporti para se me u finalize, kalon nëpër kush e di sa duar, kush e di sa njerëz, kush e di sa institucione edhe mandej bëhet final edhe shkon. Tash jemi në fund të vitit 2024.

Tash Hykmetja ka deklaru që qaty po thote që janë harxhu 31 milionë euro, për lëndë djegëse, benzin e qesi sendesh. Dul Benjamini i Qeverisë, domethënë për malazez thonë kështu, malazezi, cërnagori e nxen njeri t’u u dh* edhe të këqyrë në dritë të synit. Pra është e pabesueshme arroganca dhe prepotenca e Hekuran Muratit edhe kur e nxen gabim. Pra, e nxen t’u rrejt, gabim ai të këqyrë ty edhe thotë je ka rren. Kqyre çka ka shkru për qit sen, është përtej logjikës, e sfidon logjikën.

Këqyre çka thotë. Lajmet e rreme nuk kalojnë, para pesë orëve.

Lajmet e rreme nuk kalojnë!

“Shpenzimi i karburantit për automjete për vitin 2023, për nivelin qendror dhe atë lokal, është 10.47 milionë euro.

Kjo është e faktuar edhe në raportin vjetor financiar të miratuar e dorëzuar në Kuvend.

Duhet theksuar se shumica e këtij shpenzimi shkon për flotën e automjeteve të policisë dhe të FSK-së”.

Demek i shtin edhe ushtrinë, edhe për ushtri, pse a në luftë jena a?

Se janë disa gabime të tmerrshme, prokuroria duhet me hy këtu. Se 20 milionë po mungojnë, jo 20 milionë lekë të vjetra, 20 milionë euro.

Tash ky t’u u fut si me thënë në spekulime, ti je ministër i Financave, qaj 31 milionë që shkrun te Raporti i Auditorit për benzin, ky thotë mund të jetë për dru zjarri.

E shkrun Hekurani këtë, ia kthen Hykmetja. Tmerr u bë për këta, i myti për së gjalli.

“Disa shpjegime të thjeshta për ministrin e mashtrimeve dhe dështimeve

Meqë jeni shumë të ngarkuar me propagandë dhe mbulim të mashtrimeve e dështimeve prej mungesë së çerdheve e deri te mungesa e banesave sociale, po ju shpjegoj disa gjëra elementare.

Rrena është kur dikush e thotë një pohim, mohim, konstatim që s’ka asnjë bazë dhe s’mund të vërtetohet.

Fakti është kur e them se Zyra Kombëtare e Auditorit shkruan në raport se janë shpenzuar 31 milionë euro për karburante unë e bazohem pikërisht në raport zyrtar, në raport të publikuar që është lehtë e vërtetueshme.

I referohem Zyrës Kombëtare të Auditorit sepse edhe unë i besoj pavarësisht se keni kapur dhe instrumentalizuar secilin institucion nga AKI-ja e deri te Policia e Agjencitë tjera të pavarura.

Po ua rikujtoj se në krye të Zyrës Kombëtare të Auditorit e keni një zonjë që është motra e Këshilltares së Kryeministrit dhe nuk befasohem nëse ajo del edhe kundër raportit të saj e ju mbron juve”.

Shiheni raportin, e qet edhe raportin.

Këqyre tash çka thotë ky prepotenti edhe arroganti i Qeverisë, ky nxanësi i Besnik Bislimit. Tash, mbasi që dul ajo, mbasi që shkruan në raport, tash del Hekuran Murati edhe thotë:

“Hykmete,

Nëse duhet të të përgjigjem ashtu siç e ke shtruar pyetjen, ajo që po rren je ti, kur thua që janë shpenzuar 31 milionë euro naftë për vetura zyrtare (shih foton e dytë).

Fakti i pakontestueshëm është se në vitin 2023 për qeverinë bashkë me të gjitha institucionet tjera dhe komunat, karburant për vetura (dhe jo vetëm zyrtare, por kryesisht policia dhe FSK-ja) është shpenzuar 10.47 milionë euro”.

Kjo nuk po thotë, Hykmetja po i referohet raportit, Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Kqyre mashtruesi.

“Për dallim prej teje, që se ke problem të baltosësh institucionet në kuadër të fushatës së pistë që po bëni, unë dua të besoj në integritetin e Zyrës Kombëtare të Auditimit, dhe që shifra prej 31 milionë eurove, ose duhet të jetë ndonjë lëshim teknik, ose duhet të jetë përmbledhje e kategorisë së lëndëve djegëse, ku pastaj hyjnë edhe nafta për ngrohje apo drutë e zjarrit”.

Nine, këqyre, qishtu s’ka bë vaki kurrë …Apet me ose, duhet, mund. Në tetor, në nëntor të vitti 2024, nuk po e din çka është 31 milionëshi. E tash, ky thotë, e kanë përmirësu mandej, kanë hy online.

Qitu është gabimi më i madh. Kanë hy e kanë përmirësu raportin, komplet raporti i Zyrës së Auditimit, ajo është si tërësi, kah kanë shku paret. Ti hin përmirësoje sa t’dush, nëse Ii kena shpenzu në vitin 2023 shembull tre miliardë e 200 milionë, tre miliardë e 224 milionë ta zëmë, edhe tash ti p’i hekë 20 milionë qitu, ti i përmirëson në raport, por ty ta prish krejt të raportit. E këta s’e kanë aspak problem. Domethënë një raport që ka kalu nëpër kush e di sa filtra, nëpër kush e di sa duar dhe redaktime, në momentin që këtyne po ua prish matematikat, po del keq në libra, këta po thonë ok e ndreqim raportin.

More ti e ndreq raportin, por ku janë paret. Sidoqoftë, ajo që po e bën Hykmete Bajrami e meriton një duartrokitje kombëtare. E zhveshi prej mashtrimeve Hekuran Muratin, Besnik Bislimin, Dejona Mihalin krejt qita që e kanë rrëmby buxhetin e Kosovës edhe po mendojnë që as shkrim-lexim nuk din kërkush në Kosovë, e lë më tema më të komplikume si analiza e buxhetit dhe analiza e Auditorit Kombëtar. Pra e pata mshel punën për këtë xhuma, por ku po e shoh një ministër të Financave kur kaq paturpërsisht i thotë tjetrit po rren, e në anën tjetër një paragraf më poshtë thotë se nashta o gabim raporti. Po ti qysh mundesh me i thanë dikujt po rren, kur ti pe pranon që në raport shkrun qashtu.

Pra qesi arrogance, prepotence pa fakte, veç me hipoteza, supozime, spekulime veç qiky ministër i Financave ka mujt me bë kërkush tjetër. Kena pas na ministra të Financave, Bedri Hamza, Avdullah Hoti, janë kanë të ftohtë, jon kanë të ndershëm, janë përballë me kritikën edhe faktet. Ky është pak pleqnarë, pak matemacientë, pak nxënës i Besnik Bislimit, pak njëfarë gjysëm kryeministër.

Lajme të ngjashme