Hill për UÇK-në: Interesant, besonin se vetëm Amerika i bën gjërat realitet - NACIONALE

Hill për UÇK-në: Interesant, besonin se vetëm Amerika i bën gjërat realitet

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-diplomati amerikan, i angazhuar në negociata gjatë luftës në Kosovë, Christopher Hill, po vazhdon dëshminë e tij në Speciale, në ditën e dytë.

Gjatë dëshmisë së tij sot në Hagë, Hill ka komentuar një document që ia shfaqi gjykata, dhe ai tha për të se ‘ishte një përpjekje e UÇK-së që të tregonin se nuk do të prnaonin asgjë më shumë sesa pavarësi’

“Besoj se e kuptoj se cila është situata këtu. Nuk do të kisha pasë mundësi ta kuptoja nëse nuk do ta shihja këtë pjesë të dokumentit këtu.

UÇK duke thënë “Po” në Rambuje ose duke thënë ‘po’ për konsultimet në Rambuje, kjo ishte një përpjekje për personat që ishin atje dhe objektivi i tyre ishte vetem pavarësia dhe asgjë tjetër nuk kishte vlerë për ta.

Kjo ishte një garanci për këta persona që të mos shqetësohen dhe ne nuk kishim ndryshuar asgjë në qasjen tonë.

Me fjalë të tjera, është një garanci ku thuhet se pavarësisht se çka keni lexuar në mediat perëndimore, kjo është ajo çka ka ndodhur realisht.

Pra, ne jemi të vendosur për pavarësinë dhe ata e quajnë vetëvendosje këtë në tekst.

Për mua, kjo është interesante sepse ata po përpiqen të justifikojnë dhe të thonë se vetëm Shtetet e Bashkuara mund t’i bëjnë gjërat realitet”, thotë Hill.

Lajme të ngjashme