Haxhiu: Nuk e di çka saktësisht po kërkon LDK-ja
“Kam thënë në vazhdimësi që nuk varet nga Lëvizja Vetëvendosje, pra nuk varet vetëm nga Vetëvendosja. Jemi përgjegjës sa janë edhe deputetët tjerë të subjekteve tjera politike.
Të gjithë 120 deputetët e Kuvendit duhet të japin kontributin e tyre për konstituimin e Kuvendit”, thotë ajo.
Për planin 15 pikësh të LDK-së, ajo tha:
“Nuk kam pasur mundësi ta lexoj këtë plan, por ajo që është me rëndësi është që është absurd të mblidhemi për të diskutuar 15 pika kur s’po merremi vesh për konstituimin e Kuvendit”.