Hallakamë në Fushë Kosovë: Ministria e Kulturës nis ta ndërtojë palestrën, komuna thotë se s’kanë leje – banorët kërkojnë zgjidhje
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka filluar punimet ndërtimore për një palestër gjimnastike në fshatin Miradi e Ulët, Komuna e Fushë Kosovës.
Megjithatë, Komuna e Fushë Kosovës ka deklaruar zyrtarisht se MKRS nuk posedon leje ndërtimore dhe se nuk ka paraqitur kërkesë për këtë projekt pranë komunës.
Ndërkohë, banorët e fshatit e kanë mirëpritur ndërtimin e palestrës dhe u kanë kërkuar institucioneve të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje.
Për më shumë ndiqeni videon.