“Hakmarrje për motrën e tyre ndaj shoferit të autobusit” — Motivi i rastit në Gllogjan sipas Prokurorisë, kështu ndodhi ngjarja sipas aktakuzës
Tre të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan më 26 nëntor 2021, sot dolën para gjykatës.
Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj u deklaruan të pafajshëm lidhur me aktakuzën e ndërtuar nga Prokuroria.
Vëllezërit Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj akuzohen për veprën penale “Vrasje e rëndë”, ndërsa babai i tyre, Halil Mehmetaj akuzohet për veprën “Shtytje në kryerje të vrasjes”.
Në leximin e aktakuzës nga prokurorja u përshkrua se si dyshohet se ka ndodhur ngjarja.
Sipas prokurores, motivi i të dyshuarve pati lidhje me vetëvrasjen e motrës së tyre.
Pasi të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm, mbrojtja shfrytëzoi të drejtën e konsultimit dhe nxori Halil Mehmetajn jashtë.
Dy të vrarët ishin nxënës të mitur, ndërsa i treti ishte shoferi i autobusit, familja e të cilit përfaqësohet nga avokati Arianit Koci.