Gratë kërkojnë divorcin pasi kanë duruar shumë - Burrat apo gratë, kush vuajnë më shumë nga ndarja? - NACIONALE

Gratë kërkojnë divorcin pasi kanë duruar shumë - Burrat apo gratë, kush vuajnë më shumë nga ndarja?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Psikologia, Lumnije Telaku e ftuar në emisionin TOK në Nacionale, foli çiftet, lidhjet toksike, problemet në marrëdhënie, ndarjet e përjetimin e tyre.

Po kush e ka më vështirë të ndahet, personi që vendos të ndahet apo personi që i komunikohet që partneri dëshiron të ndahet?

“Zakonisht te divorci, është gruaja që e inicon në shumicën e rasteve. Burri thonë që është si musafir në shtëpi, ndërsa gruaja është më e ngarkuar. Ndonjëherë shkaktar i divorcit janë tradhtitë, e personat që e kanë një partner të dytë, e kanë më të lehtë. E nëse në atë formë ka me u lënë, i lënduar është ai që mbetet e dhimbja është e papërballueshme, qoftë grua apo burrë”.

Telaku theksoi se tradhëtia ndikon edhe shumë edhe në vetëbesimin e personit që tradhëtohet.

“Ndikon jashtëzakonisht shumë sepse personi mendon që unë nuk jam i duhuri, nuk jam i miri ose e mira. Këto janë ato që fillojnë e ulet vetëvlerësimi i personit”.

Psikologia tha se nga prkatika e saj, gratë kur lihen nga partneri, bien për tokë.

“Gratë me zor e marrin veten, por mas një kohe pas atyre fazave që i tejkalon, e merr veten shumë më mirë se që e merr mashkulli. Kurse, mashkulli në fillim mendon se është shliruar, mirëpo vjen duke u bërë më keq e më keq. E kur i sheh pas një viti, shumë më keq është gruaja se sa burri”.

VIDEO:

Lajme të ngjashme