“Ka gra që për shkak të lidhjes toksike, nuk janë fare të interesuara për marrëdhënie intime” - NACIONALE

“Ka gra që për shkak të lidhjes toksike, nuk janë fare të interesuara për marrëdhënie intime”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në emisionin TOK në Nacionale ishte e ftuar psikologia Lumnije Telaku, ku u fol për lidhjet romantike, ndarjet e dhimbja që përjetohet.

Ndër të tjerash, Telaku theksoi se në marrëdhëniet toksike, marrëdhëniet seksuale janë të nivelit shumë të ulët.

“Nga sherret e përditshme partnerët fillojnë ta lëshojnë veten, personat fillojnë ta lëshojnë veten. Një element që është shumë i rëndësishëm, është se nuk ju interesojnë më nevojat e partnerit. E këtu duhet cekur edhe pjesën e nevojave seksuale. Pra, në një marrëdhënie toksike, marrëdhëniet seksuale janë të nivelit të ulët”.

Ajo tha se ka gra që thonë se intimitet nuk do të bëja asnjëherë.

“Është stresi që përjetohet. Çka do të pëlcas çdo moment.. të jetojmë si me një bombë të kurdisur është shumë e vështirë”, tha ajo.

Psikologia thotë se në Kosovë tek ne ka shumë persona që hyjnë në martesë të papërgatitur.

“Martohen duke mos pasur njohuri e duke mos i ditur detyrimet e përgjegjësitë martesore. Kur ti e nënshkruan një dokument martesor, secili i ka detyrimet e veta”.

VIDEO:

Lajme të ngjashme