Lidhjet toksike, sa e vështirë është ndarja? - NACIONALE

Lidhjet toksike, sa e vështirë është ndarja?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës – ASK, vetëm në dy muajt e parë të vitit 2023 janë shkurorëzuar 278 çifte. Në janar 156, kurse në muajin shkurt 122 divorce.

Në emisionin TOK-23, ishte e ftuar psikologia Lumnjie Telaku ku u fol për aspektin psikologjik të ndarjeve, jo vetëm të çifteve të martuara të cilët vendosin të ndahen por u fol edhe për çiftet të cilat jo domosdoshmërisht e kuruorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

Po sa ndikon ndarja dhe pse rënditet si dhimbja e dytë më e madhe e pëjetuar menjëherë pas vdekjes?

“Po tani vdekja do të thotë humbje e një jete. Edhe divorci konsiderohet si humbje e madhe, për arsye se është një investim që ke bërë në dashuri. Kemi të bëjmë me ndjenjat tona, dashuria humbet, nuk është personi.. në një farë forme thuhet se përmbytet çdo gjë që ke ndërtuar”.

Psikologia thuhet se kur një çift ndahet, edhe i dhimbsen vitet që i kanë humbur si dhe vitet të cilat i kanë planifikuar për të ardhmen.

“Çiftet kur ndahen, thojnë se nuk e di a po vuaj nga kujtimet që i kam kaluar me parterin, apo a është vetëm pengu që kam bë shumë planifikime”.

Telaku thotë se në përjetimin e ndarjeve varet edhe prej rrethanave se si ka ardhur deri aty.

“Ka faza të ndryshme të cilat duhet ti kaloj një personi në mënyrë që ti kthehen një normaliteti të jetës”.

Pse gratë janë më mohuese ndaj ndarjeve?

“Instikti amnor është shumë i rëndësishëm në jetën tonë, fëmijët. Thjesht për mirëqënien e tyrejanë në gjendje të sakrifikojnë shumë gjëra. Pastaj është pjesa e turpit, pastaj është varësia ekonomike”, theksoi Telaku.

VIDEO:

Lajme të ngjashme