Gjykata konfirmon: Seanca për rastin “Banjska” mbahet sipas planifikimit më 16 janar 2026
Seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin “Banjska” do të vazhdojë më 16 janar 2026, ashtu sic ishte caktuar.
Ky rast udhëhiqej nga kryetari I trupit gjykues Arben Hoti, i cili tashmë është avancuar në pozitë, dhe ka kaluar si gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Për këtë cështje tashmë, Gjykata Themelore në Prishtinë, departamenti special, ka lëshuar njoftim, duke bërë të ditur se seanca do të mbahët sipas planifikimit.
Në këtë shqyrtim gjyqësor, tre të akuzuarit Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq dhe Blagoje Spasojeviq, në seancën fillestare, u deklaruan të pafajshëm.
Aktakuza u ngrit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 11 shtator 2024 kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.
Të akuzuarit ngarkohen se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, tentuan ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës e t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë, me ç’rast ka mbetur i vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku e u rrezikua jeta e zyrtarëve tjerë policorë dhe popullatës civile.