Gjykata gjatë javës: 25 vjet burgim për Enver Sekiraqen, 17 për Qëndrim Januzin - NACIONALE

Gjykata gjatë javës: 25 vjet burgim për Enver Sekiraqen, 17 për Qëndrim Januzin

8 muaj më parë

nga Arbër Ramadani

Sekiraqa

Enver Sekiraqa është dënuar me 25 vjet burg.Vendimi është shpallur këtë javë në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Sekiraqa u dënua për nxitje në vrasje të ish-policit, Triumf Riza.

Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg,

Gjykata Themelore në Prishtinë, për herë të dytë më 16 shtator 2019, e kishte shpallur fajtor Enver Sekiraqën për nxitje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza dhe i kishte shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 30 vitesh.

Mirëpo, Gjykata e Apelit më 6 mars 2020, kishte vendosur të aprovojë ankesën e mbrojtjes së Sekiraqës duke e kthyer rastin për të dytën herë në rigjykim, pasi sipas Apelit aktgjykimi i shkallës së parë ishte marrë me shkelje të dispozitave të procedurës penale.

Sekiraqa për të njëjtin rast ishte dënuar edhe më 17 maj 2016, për dy vepra penale për “nxitje në kryerje të vrasjes së rëndë” dhe për veprën “detyrimi” me dënim unik prej 37 viteve burgim, kurse ishte liruar për veprën penale “dhunimi”.

Gjykata e Apelit, më 24 tetor 2017, kishte mbajtur një seancë dëgjimore lidhur me caktimin e masës së sigurisë ndaj Enver Sekiraqës, pasi e njëjta gjykatë më 19 tetor, në orët e mbrëmjes, e kishte liruar nga paraburgimi atë dhe ndaj tij kishte shqiptuar masën e arrestit shtëpiak.

Në seancën e fundit, Prokuroria kërkoi dënimin e Sekiraqës kurse avokatja lirimin.

Prokurori Çerkini, gjatë elaborimit të fjalës përfundimtare tha se gjatë administrimit të provave është vërtetuar se Sekiraqa ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet, duke shtuar ndër të tjera që i akuzuari ishte udhëheqës i grupit që urdhëroi vrasjen e Rizës.

“Enver Sekirqa ishte udhëheqës i grupit që kishte urdhëruar vrasjen e të ndjerit Triumf Riza”, tha prokurori Çerkini.

Kurse, avokatja Kelmendi gjatë elaborimit të fjalës përfundimtare kërkoi drejtësi nga trupi gjykues, duke kërkuar aktgjykim lirues në këtë çështje dhe refuzim të aktakuzës.

Sipas Kelmendit, nuk ka asnjë provë që i akuzuari Sekiraqa ka nxitur vrasjen e tani të ndjerit Riza.

“Nuk ka asnjë provë të vetme që Enver Sekiraqa ka nxitur vrasjen e të ndjerit Triumf Riza”, tha avokatja Kelmendi.

Është dënuar më 17 vite burg Qendrim Januzi, vëllau i reperit të njohur Buta.

Januzi u gjet fajtor mbi akuzën sa ka vrarë me gjashtë plumba viktimën Gazmed Hyseni, që ishte ish shok i vëllait të tij, pra Butës.

Cfarë kishte ndodhur?

Sipas aktakuzës i ndjeri Gazmend Hyseni ia kishte djegur veturën reperit Buta, dhe më pas vëllau i tij, Qëndrimi kishte dalur me armë tek marketi “Euro Market” në Ferizaj, dhe me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin.

Ngjarja kishte ndodhur më 28 maj 2022 pas mesnatës, ku Januzi kishte shtën me armë zjarri të tipit “SAUER model 38 H” e kalibrit 7.65mm, gjashtë herë në drejtim të viktimës, ku ky i fundit ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.

Në bazë të akuzës, Qendrim Januzi akuzohej për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.”

Mirëpo në vendimin e kumtuar të martën në Gjykatën Themelore në Ferizaj, vepra penale “vrasje e rëndë” u rikualifikua si “vrasje”, ku për këtë Januzi u dënua me 16 vite burg, ai gjithashtu u dënua me 1 vite e 6 muaj për armëmbajtje pa leje, ku gjithsej dënimi që iu shqiptua është 17 vite burgim.

Një ditë pas ngjarjes, në media u përhapen pamjet nga motmenti kritik, ku shihet se e gjithë ngjarja ka ndodhur në prani të Policisë, të cilët ishin rastësisht në vendngjarje, e ku më pas pjesëtari i Policisë, Njësiti Antidrogë në Ferizaj, ka qëlluar në drejtim të Januzit.

Ata ishin ndaluar për të marrë ujë në market, kur vërejnë të dyshuarin me pistoletë në dorë duke ikur, pasi kishte shtënë në drejtim të viktimës Gazmend Hysenit.

Në tentativë për ta ndaluar, i dyshuari nuk përfilli urdhërin e zyrtarit policor dhe për një moment ishte kthyer me pistoletë në dorë, duke e drejtuar kah zyrtari policor.

Për të zmbrapsur rrezikun dhe kap personin e dyshuar për vrasje, zyrtari policor ka shtënë në drejtim të tij një herë, duke e goditur në nofull, goditje kjo që e pati pasivizuar menjëherë të dyshuarin, pra Qëndrimin. Aty ai edhe u arrestua.

Lajme të ngjashme